Politike

Europa ‘zbret’ në Tiranë/ Mbahet Samiti i Komunitetit Politik, fokusi te siguria dhe Ukraina!

Nga Gazeta ‘Si’– Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian do të zhvillohet në Tiranë, duke sjellë për herë të parë në Ballkanin Perëndimor një ngjarje të këtij niveli.

Në takim pritet të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vendet e Bashkimit Europian, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të kontinentit.

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Tiranë një ditë më parë, ku edhe zhvilloi një vizitë zyrtare, e para e një lideri britanik në vendin tonë. Disa liderë mbërritën gjithashtu dje. Ndërkohë, sot mbërrijnë edhe të tjerët. Pak më parë kryeministri Rama priti edhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Pas kreut të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri edhe homologun spanjoll Pedro Sanchez. Rama thotë se diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin evropian të vendit tonë.

Në qendër të diskutimeve do të jenë çështje kyçe si siguria, konkurrueshmëria ekonomike dhe fuqizimi i brezit të ri.

Agjenda e Samitit

10:00: Mbërritja e delegacioneve
11:15: Ceremonia e hapjes
11:40: Fotografia e përbashkët familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:15: Drekë zyrtare
14:30: Tryeza e dytë tematike
15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve
17:30: Seanca plenare e mbylljes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë