Shendet

Europa po rrezikohet nga gripi i shpendëve

Studiuesit gjermanë të shëndetësisë thanë se Europa po përjeton një shpërthim të gripit të shpendëve që prek zogjtë e egër dhe fermat e shpendëve.

“Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër”, vënë në pah raportet e institutit.

Instituti Federal i Kërkimeve për Shëndetin e Kafshëve i Gjermanisë, tha se rastet janë gjetur në të gjithë Europën, Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.  

Vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali.  Në të njëjtin hark kohor në të gjithë Europën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione te shpendët e egër dhe 534 infeksione te bagëtitë.

Ndërsa në Gjermani, 394 raste u zbuluan te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet u zbuluan kryesisht përgjatë bregdetit.

Në Izraelin verior, zyrtarët thanë se qindra mijëra pula duhej të asgjësoheshin për të ndaluar përhapjen e gripit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë