Menaxhim

Europa, miliarda euro për të mbrojtur konsumatorët nga kriza energjitike. Kompanitë e prodhimit kërkojnë ndihmë

Më shumë qeveri duhet të nisin ndërhyrjen për të lehtësuar konsumatorët nga tregu europian i energjisë, pasi Suedia dhe Finlanda nxorën njoftim për të ndaluar prodhimin dhe pordhuesit në Britani të Madhe kërkuan ndihmë nga qeveria.

Shtetet nordike njoftuan masat pasi kompanitë prodhuese janë në krizë likuiditeti për shkak të luhatshmërisë së çmimeve të energjisë.

Njoftimi i Rusisë se gazsjellësi Nord Stream 1 nuk do të furnizojë më me gaz Europën, rriti çmimet përsëri duke rritur edhe nevojën për mbështetje nga qeveritë.

Prodhuesit e energjisë në Britani janë të shqetësuar për kapitalin e tyre, sipas Adam Berman, drejtues i Energy UK, operator që menaxhon 100 kompani energjitike.

“Në thelb, tregu i energjisë nuk është krijuar për t’u marrë me shkallën e paqëndrueshmërisë së tregut që kemi parë gjatë muajve të fundit,” – tha Berman ndërsa i kërkoi qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të hetojë urgjentisht dhe “të kuptojë shkallën e sfidës me të cilën po përballen prodhuesit.” Çmimet e shitjes me shumicë mbeten në nivele historikisht të larta.

Një zëdhënës i qeverisë atje, tha se po punohet për monitorimin e funksionalitetit të tregjeve energjitike.

Suedia që dha alarmin të shtunën, tha se do të disbursojë 23 mld dollarë kredi për prodhuesit e energjisë atje.

“Ky është një problem në të gjithë Europën. Likuiditeti është shqetësim për shumë vende. Edhe vendet e tjera besoj se duhet të ndjekin hapat tona”, -tha Max Elger, ministri i Financave të Suedisë.

Sektori i energjisë në Finlandë, sipas qeverisë, po përballej me një moment të tipit “Lehman Brothers”, nëse qeveria nuk do ta ndihmonte.

Finlanda propozoi të dielën një paketë kredie dhe garancie prej 10 miliardë eurosh. Sanna Marin, kryeministrja, tha se ishte krijuar për të mbrojtur kompanitë që ishin thelbësore për funksionimin e shoqërisë.

“Nervozizmi në treg është i fortë,” – tha ministri finlandez i ekonomisë Mika Lintilä në një konferencë për shtyp. “Këtu ishin të gjithë përbërësit për versionin e Lehman Brothers të sektorit të energjisë,”- shtoi ai, duke iu referuar kolapsit të bankës amerikane gjatë krizës globale financiare të vitit 2008.

Në të njëjtën ditë, Gjermani njoftoi se do të vendosë një taksë ekstra për kompanitë e energjisë, pasi ata po kënaqeshin me përfitimet dhe kjo do të ndihmonte në paketën ekonomike prej 65 mld eurosh për të mbrojtur familjet dhe bizneset.

Por si mundet që kompanitë të kenë fitime të kënaqshme dhe të kërkojnë ndihmë nga shteti, njëkohësisht?

Përgjigja qëndron në përmasat e mëdha të krizës energjetike që ka përfshirë Europën pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz pas pushtimit të Ukrainës.

Çështja afatshkurtër ka të bëjë me tregtimin dhe veçanërisht mbrojtjen.

Prodhuesit e energjisë shpesh mbrojnë shitjet e tyre për familjet dhe bizneset duke zënë pozicione në kontratat e së ardhmes, pa shitur ende energji fizike. Në kohë normale, nëse çmimet e energjisë elektrike rriten, paratë që humbasin nga çmimi që ishte vendosur kur kishin zënë kontrata për të ardhmen, kompensohen nga fitimet e tyre në tregun fizik dhe anasjelltas. Por me lëvizjet e mëdha në tregje, diferenca është shumë e madhe dhe atyre u duhet të hedhin akoma më shumë para në treg, edhe nëse në fund del me fitim. /Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë