Porto dhe Roma do të përballen në një Finale të parakohshme ndërsa Fenerbahçe e José Mourinho-s do të ndeshet me Anderlecht. Midtjylland ka një sfidë delikate ndaj Real Sociedad. Skuadrat që u renditën nga vendi i 9 në të 24 në fazën e Ligës në UEFA Europa League njohën kundërshtarët e këtij muaji gjatë shortit të hedhur në Janar. Roma nuk është kualifikuar asnjëherë më parë në raund me eleminim direkt ndaj Porto-s. Në sezonin 2016/17 të Champions League u eleminua në play-off pas rezultatit të përgjithshëm 4-1. Turqit e Fenerbahçe u përballën me Anderlecht në grupet e Europa League në sezonin 2018/19. Barazimi 2-2 në Belgjikë u pasua nga fitorja 2-0 e Fenerbahçe në shtëpi.

Katër nga tetë ndeshjet që Midtjylland luajti në fazën e Ligës përfunduan në shifrat 2-0. AZ Alkmaar dhe Galatasaray do të luajnë sërish bashkë pas minutave të Nëntorit që u mbyllën 1-1. Victor Osimhen dhe Sven Mijnans ishin autorët e golave. I lindur në Bukuresht por në drejtimin e PAOK, Răzvan Lucescu do të luajë ndaj skuadrës së vendlindjes kur të përballet me FCSB. Ajax do të kalojë kufirin Holandë-Belgjikë për sfidën ndaj Union SG, e para në historinë e dy klubeve. Skuadrat e kualifikuara në raundin e 16 më të mirëve janë: Athletic Club (ESP), Eintracht Frankfurt (GER), Lazio (ITA), Lyon (FRA), Manchester United (ENG), Olympiacos (GRE), Rangers (SCO), Tottenham (ENG).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.