Lojëra me Dore

EuroLeague, një sport ‘shtëpie’

EuroLeague në basketboll startoi fazën Playoff dhe në katër ndeshjet e para u shënuan 664 pikë, fituese dolën skuadrat vendase. E thënë ndryshe, basketbolli evropian në këtë fazë mund të shndërrohet në një sport të shtëpisë. Fenerbahce, Panathinaikos, Monaco dhe Olympiacos bënë më mirë duke u shkëputur 1-0 në serinë e 5 ndeshjeve ndaj Paris, Efes, Barcelonës dhe Real Madrid.

Fitorën më të thellë (97-80) e arriti “Roca Team” sic njihet ndryshe Monaco ndaj Barca-s. Me 12 pikë diferencë, Olympiacos fitoi ndaj Real Madrid (84-72). Brenda 5 pikëve u mbyllën dy të tjerat, 83-78 Fenerbahce-Paris dhe 87-83 Panathinaikos ndaj Efes (ish skuadra e Ataman që drejton të gjelbërit). Lojtari më i mirë i ditës së parë u shpall Juancho Hernangomez (Panathinaikos) me 20 pikë dhe 16 ribaund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë