Nga Gazeta ‘SI’ – Eurocontrol ka ulur tarifat për dy aeroportet e Shqipërisë, atë të Tiranës dhe atë të Kukësit.
Gjatë 2024-s tarifa për aeroportin e Tiranës do të jetë 218.33 euro/avion nga 219.45 euro që ishte vjet. Për atë të Kukësit bëhet 109.16 euro nga 109.73 që ishte. Ky është viti i dytë që Eurocontrol ul tarifat për Shqipërinë.
Në njoftimin e Eurocontrol, trupës europiane për menaxhimin e trafikut ajror përcaktohet një rritje e interesit për borxhet e aeroportit që nuk janë shlyer në kohë, me një rritje të fortë nga 9.9% në 13.26%.
Tarifa e terminalit që vendos Eurocontrol përfshijnë atë të fluturimeve bashkë me faturën e tarifës së itinerarit. Ajo vendoset sipas peshës së avionit dhe njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja.
Shqipëria pret të nisë fluturimet dhe nga aeroporti i Vlorës që është ende në faza punimi, duke e bërë atë aeroportin e tretë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.