Eurocontrol ka vendosur që tarifat e terminalit në Aeroportin e Rinasit për vitin 2022 të ulet me 2.6%, nga 235.7 euro në 229.5 euro. Për atë të Kukësit nuk do të këtë lëvizje.
Edhe interesi që aplikohet për pagesat e vonuara do të ulet në 9.5%.
Eurocontrol është institucioni europian që menaxhon trafikun ajror dhe tarifat e saj për Albcontrol, menaxhuesin e trafikut ajror në Shqipëri.
Eurocontrol sqaron se tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit. Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin arkëtohen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.
Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin.
Në Shqipëri operojnë vetëm dy aeroporte dhe është në proces ndërtimi i Aeroportit në Vlorë. Pati disa përpjekje për një koncesion të një aeroporti në qytetin e Sarandës, por dështoi disa herë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.