Atletike

Eugene publikon listën e pjesëmarrësve në Diamond League

Faith Kipyegon, Julien Alfred dhe Kishane Thompson janë ndër atletët më të mire që konfirmuan praninë e tyre në garën e 9 sezonale të “Wanda Diamond League” në “Prefontaine Classic” në Eugene këtë të shtunë. Pjesëmarrja e atletëve më të mirë premton një event eksploziv në “Hayëard Field”. Keniani i garave në distance, Faith Kipyegon kthehet në “Diamond League” pas provës së miljes në 4 minuta në Paris, javën e kaluar. Ndërsa Kampioni olimpik, Letsile Tebogo rikthen rivalitetin me amerikanin Kenny Bednarek në garën e 200m për meshkuj. 

Tebogo në garë me Bednarek

Medalisti i artë në 100m, Julien Alfred dhe dy herë Kampionia olimpike, Beatrice Chebet kërkojnë të zgjasin serinë impresionuese të fitoreve në Eugene. Tifozët amerikanë do të ndjekin edhe emra të tjerë në pistë si Sha’Carri Richardson, Tara Davis-Woodhall dhe Quincy Hall. Aktiviteti fillon në orën 21:27 me garën e hedhjes së gjyles për femra ndërsa transmetimi global starton në orën 22:00 me garën e 400m me pengesa për meshkuj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë