Filma

“Euforia”, filmi për melankolinë e adoleshentëve

Filmi tregon për një vajzë të re të pakënaqur, e cila zbulon se sulmi terrorist i kullave binjake në Amerikë, ndodhi vetëm tri ditë përpara se ajo të lindte, duke nënkuptuar kështu se fati i keq e kishte ndjekur atë gjatë gjithë jetës së saj. Ajo është e pikëlluar se kurrë nuk e ka njohur babin e saj, e më pas krijon varësi nga droga. Regjisori Sam Levinson ëhtë kujdesur që çdo skenë në film të jetë kaotike, agresive sepse sipas atij vetëm kështu njerëzit do të arrijnë të kuptojnë botën e adoleshentëve.

https://youtu.be/vuAzkZIiGxI


“Euphoria” është një ndër filmat e parë ku HBO tregon për ndjenjat e adoleshentëve. Tregohet shumë qartë që nga perspektiva që tregon 17-vjeçarja e quajtur “Rue”, filmi tregon dëshirat e ndryshme që hasin adoleshentët, si dhe mungesat e mëdha që kanë nga shoqëria.
Sigurisht sfidat me të cilat ballafaqohen adoleshentët janë në një mënyrë universale. Ndjenjat e para për dike, dëshira për të krijuar një lidhje, kuizoiteti për të përdorur alkoolin dhe drogën, janë çmimet që do ti paguajnë më vonë kur të rriten. E megjithatë filmi është krijuar për një botë që tregon shumë qartë disa zakone prezente të adoleshenteve, shumë të ndryshme nga të cilat janë mësuar gjeneratat e vjetra.

Filmi tregon se bota e Euforisë nuk është e frikshme për shkak se adoleshentet bëjnë zgjedhje të gabuara, por sepse ajo ç’ka iu ofron bota sot të rinjve është shumë e frikshme. Edhe kjo histori është e përshtatur për të treguar trishtimin e adoleshentëve. Në rolin e Rue tregohet më së qarti se bota e adoleshentëve shpesh herë është komplekse, e vrullshme, e trishtueshme, e gabuar njëkohësisht. Roli i vajzës në këtë film tregon përvojat një të riu të droguar. Ajo nuk e ka më zgjuarsinë për të kuptuar se ndjenjat që ajo përjeton nuk janë të mira për kohën në të cilën ajo po jeton, apo të kuptojë se varësia e saj nga droga po dëmton gjithashtu edhe njerëzit që do. E megjithatë, vështrimi i rrufeshëm i asaj çfarë përjetojnë adoleshentët në vitit 2019, i jep një mundësi gjeneratës së re për të analizuar faktin se çfarë do të thotë të jetosh në një botë që duket tepër e zymtë.

Ndryshe nga filma të tjerë, ku regjisorët krenohen në fund me realizimin, regjisori i “Euphoria”, është e interesuar t’ju ofrojë shikuesve një eksperience emocionale ndryshe nga të tjerat. Në fund të fundit, sipas studiuesve si Jean M Twenege, adoleshentët e sotëm kanë më shumë gjasa të jenë të vetmuar dhe vuajnë nga ndjenja e ankthit, se sa të jenë të qetë apo të shoqërueshëm. Mund të duket e çuditshme se regjisori kërkon që të shfaqet skena të nxehta apo edhe përdhunime, por nën këtë ekspozite eksplicite të filmit tregohet një trend shumë i përhapur në kohët e sotme. Një nga tregimet më të bukura në këtë film është edhe shoqëria e ngushtë e Rue me Jules, një vajzë transgjinore që kryen marrëdhënie seksuale me shumë njerëz, por që njëkohësisht kërkon dhe dashuri. Së bashku me moshatarët e tyre ato do të luftojnë depresionin e thellë dhe gjithçka të keqe që i rrethon. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë