Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka prezantuar sot drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, ish-deputet i socialistëve.
Gjatë fjalës së saj, Balluku duke vlerësuar punën e drejtorit të mëhershëm, shtoi se shërbimi në postë ka nevojë për përmirësim.
“Adin e kam njohur në krye të Postës së Elbasanit, që është njësia më e mirë postare që Shqipëria ka, ka punuar me shumë pasion për përmirësimin e shërbimeve të postës. Qeveria mund të investojë shumë në teknologji, por kurrë kapacitetet njerëzore nuk mund t’i zëvendësojë”.
Balluku tha se Xhafaj ka një mision jo të lehtë, për të optimizuar shërbimet e Postës.
“Etjeni ka një barrë të rëndë për të përmbushur afate të shpejta për optimizimin e Postës Shqiptare. Rezultatet do të vijnë duke u përmirësuar akoma më shumë dhe më shpejt, pasi koha sot është elementi më i rëndësishëm”.
Nga ana e tij, drejtori i ri i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, deklaroi se Posta Shqiptare duhet të fokusohet tek sfidat që vijnë, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar funksionim efikas për qytetarët dhe bizneset.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



