Eshtrat që datojnë rreth 100 milionë vjet më parë, të gjetura në Australinë verilindore janë identifikuar si një specie e re e pterosaurëve, sipas një studimi të sapo publikuar.
Eshtrat, të zbuluara në vitin 2021 në Queenslandin perëndimor nga kuratori i muzeut ”Kronosaurus Korner”, Kevin Petersen, i përkasin një gjinie dhe specie të re të pterosaurëve anhanguerian, haliskia peterseni, sipas një studimi të botuar në revistën ”Scientific Reports/Springer Nature”.
Epiteti i gjinisë Haliskia, që rrjedh nga greqishtja e lashtë, përshkruan një krijesë fluturuese që hedh një hije mbi det, ndërsa epiteti i specieve nderon Petersen.
“Me një hapje krahësh rreth 4,6 metra, haliskia do të kishte qenë një grabitqar i frikshëm rreth 100 milionë vjet më parë, kur pjesa më e madhe e Queenslandit perëndimor ishte nën ujë, e mbuluar nga një det i madh në brendësi”, theksoi udhëheqësja e ekipit hulumtues, Adele Pentland.
Pentland tha se rreth 22% e ekzemplarëve të Kretakut të Vonë të Hershëm ishin gjetur duke e bërë atë pterosaurin më të plotë të zbuluar deri më sot në Australi./ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.