E pagëzuar Superlopa Viatinia-19 FIV Mara Moveis, lopa në fjalë mban rekordin botëror për çmimin më të lartë me të cilin është shitur në ankand, plot 4,2 milionë dollarë. Rekordi është certifikuar edhe nga Libri i Rekordeve Guinness, në korrik 2023.
Lopa braziliane peshon rreth 1100 kilogramë, një peshë dyfishi i mesatares së racës së saj. Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të viçit dhe raca Viatinia-19 përfaqëson përpjekjet e fermerëve për të arritur perfeksionin.
Lopa 4-milion dollarëshe vjen si rezultat i viteve punë me mbrështimin.
“Ne po përpiqemi të shtojmë numrin e lopëve elitare. Dhe në fund të ditës do të ushqejmë të gjithë botën”, tha një prej pronarëve të lopës për “The Associated Press”.
Por çfarë e bën këtë lopë kaq të veçantë? Sipas Lorrany Martins, veterinere, tha se çmimi bazohet te tre faktorë: muskulatura, fertiliteti dhe aftësia për t’i pasuar efektet pozitive te viçat që do të lindë.
“Është lopa më e afërt me perfeksionin, të paktën deri tani”, tha Martins. “Është lopa e përkryer, i ka të gjitha karakteristikat që kërkojnë blegtorët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.