Menaxhim

Është koha të legalizojmë kokainën!

“Nuk ka kuptim” tha Joe Biden më 6 tetor, kur fali 6.000 amerikanë të dënuar për posedim të marijuanës. Ndonëse kanabisi është i ligjshëm në 19 shtete të Amerikës, në rang federal konsiderohej aq i rrezikshëm sa heroina dhe fentanoli, dy lloje drogash që kanë vrarë më shumë se 100.000 amerikanë vitin e shkuar. Por amnistia e tij është më e gjerë. Ndalimi nuk po funksionon dhe kjo shihet më mirë me kokainën dhe jo kanabisin.

Që kur Richard Nixon nisi “luftën kundër drogës” gjysmë shekulli më parë, trafiku i kokainës në SHBA është rritur. Prodhimi global arriti 1.982 ton në vitin 2020. Në 2000-2020, SHBA futi në Kolumbi 10 mld dollarë për të ndaluar prodhimin, për të tharë plantancionet me lëndë nga ajri ose duke i prerë ato me duar. Pa dobi! Kur “koka” zhduket nga një kodër, shfaqet në një tjetër.

Kostoja përsëri bie mbi vendet që e prodhojnë dhe trafikojnë, ku përfitimet nga ajo nxisin dhunë. Vrasjet në Kolumbi janë tri herë më të larta se në SHBA, në Meksikë, katër herë. Në disa zona, grupet e drogës janë kaq të pasur dhe të mirë armatosur sa që rivalizojnë shtetin, duke i dhënë policëve zgjidhjen e plata o plomo, plumbin ose monedhat. Kriminalizimi i saj mban fëmijët jashtë shkollës sepse trafikantët i përdorin ata për shpërndarje sepse nuk i kap ligji.

Dy presidentë, Gustavo Petro në Kolumbi dhe Pedro Castillo në Peru po thërrasin për ndryshim. Petro ka sugjeruar largimin e poicisë nga parcelat, duke dekriminalizuar prodhimin e gjethes së kokainës dhe duke lejuar kolumbianët ta përdorin atë me siguri. Këto janë ide të mira, por grupet e kokainës do të qëndrojnë të fuqishme për sa kohë që produkti i tyre është ilegal në vendet e pasura që e konsumojnë më së shumti, si p.sh, SHBA.

Masat gjysmake si mosdënimi i përdoruesve të kokainës, nuk janë mjaftueshëm. Nëse prodhimi i asaj është ende i paligjshëm, ata që e prodhojnë janë kriminelë dhe ata që e konsumojnë jo, fitimi i tyre do të rritet ndjeshëm. Përgjigja e duhur është legalizimi i plotë. Tregtimi i rregulluar nga njerëz të thjeshtë, por me taksa të larta, si uiski dhe cigaret. Reklamat duhet të ndalohen.

Kokaina e ligjshme do të ishte më pak e rrezikshme, që, meqenëse prodhuesit e ligjshëm nuk do ta përzienin atë me pluhura të tjerë të bardhë dhe doza do të shitej qartë, siç është në shishet e uiskit. Që nga 2010-a, vdekjet nga kokaina janë rritur sepse tregtuesit e përziejnë me fentanol, një drogë më e lirë, por vdekjeprurëse.

Legalizimi do të çarmatosë grupet. Sigurisht do të gjenin mënyra të tjera, por humbja e përfitimeve nga kokaina, do të ulte fuqinë e tyre, blerjen e armëve dhe korrupsionin. Kjo do të ulte dhunën e lidhur me drogën kudo, por sidomos në rajonin më të prekur, Amerikën Latine.  

Nëse kokaina do të ishte e ligjshme, më shumë njerëz do ta merrnin. Për disa do të ishte zgjedhje: thithja e një substance që ata e dinë se është e keqe, por u jep kënaqësi. Por kokaina krijon varësi. Nuk krahasohet me alkoolin apo duhanin.

Në mënyrë private, shumë zyrtarë e kuptojnë se ndalimi nuk po funksionon më mirë se në kohën e Al Capone. Legalizimi i plotë tani duket politikisht i pamundur: pak politikanë duan të quhen “tolerantë ndaj drogës”. Por përkrahësit duhet të vazhdojnë të mbështesin çështjen e tyre. Përfitimet; kokainë më e sigurt, rrugët më të sigurta dhe stabiliteti më i madh politik në Amerikë,  peshojnë shumë më tepër se kostot. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë