Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve duhet të kenë prioritet instalimin e ujëmatësve në zona ku ka mundësi shpërdorimi të madh të ujit, që lidhen kryesisht me banesat një katëshe dhe sidomos në zonat rurale. Rekomandimi vjen nga Enti Rregullator i Ujit, për shkak të treguesve shqetësues në Bilancin e Ujit për vitin 2020.
Sipas dokumentit, humbjet e dukshme, ku bëjnë pjesë pikërisht vjedhjet, nënfaturimet dhe lidhjet e paligjshme përbëjnë mesatarisht 48.9% të humbjeve të përgjithshme, ndërkohë që pjesa tjetër shkaktohet si pasojë e rrjeteve të amortizuar. Sipas ERRU-së, krahasuar me vitin 2019, niveli i humbjeve nga lidhjet e paligjshme në transmetim dhe shpërndarje paraqet tendencë në përmirësim, por që është në vlera të papranueshme dhe i mbivlerësuar, çka tregon se procesi i eliminimit të tyre duhet të jetë në fokusin e çdo shoqërie.
Paralelisht, të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara treguan se niveli i “Ujit Pa të Ardhura” është rritur me 1.6%, duke arritur në 65.44%. Për të përmirësuar këta tregues, përveç instalimit të ujëmatësve në zonat ku shpërdorimi i ujit është më i madh është e nevojshme, rekomandohet edhe plotësimi me ujëmatës të rrjeteve shpërndarëse, në mënyrë që të garantohet një faturim korrekt i konsumatorëve dhe përmirësimi i menaxhimit të kërkesës për ujë.
Gjithashtu, sipas ERRU-së, shoqëritë të cilat nuk kanë të instaluar ujëmatësa në prodhim dhe konsumatorë duhet të planifikojnë në Planet e Biznesit investime mbi ujëmatësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje