Në një kënd të Muzeut Arkeologjik të Napolit ekziston një dhomë, e quajtur ‘Dhoma e Sekreteve’. Brenda saj ka një koleksion unik arti erotik të ruajtur në mënyrë perfekte nën rrënojat e Pompeit dhe Herculaneum.
Për shekuj me radhë, këto vepra mund të shikoheshin vetëm nga burra me një leje speciale dhe ‘me moral të lartë të provuar’. Tani, ky koleksion është i hapur për publikun mbi 14 vjeç dhe ai është një pasqyrë e këndvështrim të jashtëzakonshëm mbi mënyrën se si e shihnin romakët e lashtë erotizmin dhe seksualitetin.
Zyrtarisht dhoma mban emrin “Dhoma 65”, ndërsa “Dhoma Sekrete” është një emër relativisht modern që i është dhënë. Termi fillestar i saj ka qenë “Kabineti i Objekteve të Rezervuara” gjatë periudhës së mbretërisë burbone.
“Ishte e mbyllur për njerëzit e zakonshëm. Hyhej vetëm me një leje të veçantë, kryesisht burrat me një moral të lartë të provuar”, thotë arkeologia Floriana Miele, kuratore e “Dhomës së Sekreteve”.






Brenda kësaj dhome ndodhen 250 artefakte të zbuluara në rrënojat e Pompeiit dhe Herculaneumit, dy qytetet e lashta romake që u shkatërruan nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 para Erës Sonë.
Artefaktet nuk janë ekskluzitivtet vetëm i Muzeut të Napolit, pasi Erosi, perëndia e lashtë e dashurisë dhe pjellorisë ishte pjesë e shumë kulturave në botën antike. Por, ajo që i bën të veçanta artefaktet napoletane janë ruajtja e tyre thuajse në mënyrë perfekte nën rrënojat që la pas Vezuvi më shumë 2100 vite më parë.
Shpërthimi ngriu Pompein dhe Herculaneum në kohë dhe vetëm në mes të viteve 1700 nisi zbulimi i tyre. Në fillim, artefaktet erotike publikoheshin bashkë me të tjerat që zbuloheshin në zonën arkeologjike.
Por, për shkak se tërhoqën ‘vëmendje të veçantë’ mbretërit burbonë ndryshuan qasje. Artefaktet u klasifikuan si ‘të papërshtatshme’ dhe u mbyllën nëpër bodrume e dhoma sigurie. Kureshtarët nisën të paguanin rojet e këtyre artefakteve vetëm për t’i parë dhe njohur me anën e kulturës antike romake, që në shekujt e 18-19 perceptohej krejtësisht e ndryshme dhe e pamoralshme.
Për thuajse dy shekuj “Dhoma e Sekreteve” vizitohej vetëm me leje të veçantë dhe vetëm në 2001 u vendos që të hapej për publikun mbi 14 vjeç, ku këta të fundit duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit e tyre, ose një person kujdestar madhor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



