Muzike

Ermal Meta performon në Sanremo ‘Stella stellina’, dedikuar fëmijëve palestinezë

Nga Gazeta Si- Këngëtari Ermal Meta është bërë pjesë e Festivalit të Sanremos 2026 me interpretimin e “Stella stellina”, një këngë e frymëzuar nga “nina nana” tradicionale italiane dhe e dedikuar fëmijëve të prekur nga konflikti në Palestine.

Meta u ngjit në skenë me emrin e një vajze palestineze, Amal, të shkruar në jakën e këmishës. Ai ka thënë se cdo natë do të ketë të shkruar në këmishë një emër të një fëmije palestinez.

 “Protagonistja e ‘Stella stellina’ është një fëmijë pa emër, por ndoshta i ka të gjitha emrat. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind… ç’rëndësi ka? Ndoshta gjithçka, ndoshta asgjë. Fëmijë te askujt, fëmijë të të gjithëve” shkroi Meta në rrjetet sociale pas performancës së tij, duke theksuar mesazhin e këngës.

Mbrëmja e parë e Sanremos 2026 u hap me paraqitjen live të të tridhjetë artistëve në garë, të cilët prezantuan për herë të parë këngët e tyre.

Festivali do të zgjedhë fituesin që më pas do të përfaqësojë vendin në Eurovision Song Contest.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë