Shtatë futbollistë të Eritreas janë zhdukur, pasi luajtën në kampionatin rajonal të Afrikës Lindore në Uganda. Pjesa tjetër e skuadrës janë rikthyer pas përfundimit të Cecafa Senior Challenge Cup, ku Eritrea përfundoi në vend të dytë. Kjo është hera e dytë për këtë vit që zhduken futbollistë nga Eritrea, ndërkohë që janë të angazhuar në ndeshje ndërkombëtare. Më herët pesë lojtarë braktisën hotelin ku po akomodoheshin, në kuadër të trofeut Cecafa Under-20 Challenge Cup. Zëdhënësi i turneut, Rodgers Mulindwa ka deklaruar se policia ishte ende në kërkim të futbollistëve të humbur.
Ky incident i fundit pason një listë të gjatë të futbollistëve të Eritreas që janë arratisur në të kaluarën.
-Në vitin 2015, dhjetë lojtarë nuk pranuan të ktheheshin në shtëpi pasi luajtën një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës në Botswana.
-Dy vjet më parë 15 lojtarëve dhe mjekut të ekipit iu dha azili në Uganda pasi u arratisën ndërkohë që po zhvillohej Senior Challenge Cup.
-Në edicionin e vitit 2009 të turneut i gjithë ekipi, përveç trajnerit dhe një zyrtari, refuzuan të ktheheshin nga Kenia.
Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha të martën se kushtet e këqija ekonomike dhe mungesa e demokracisë ka bërë që qindra mijëra njerëz të largohen nga vendi në kërkim të një jetë më të mirë. Qeveria e Eritreas i ka hedhur poshtë këto pretendime në të kaluarën dhe ka deklaruar se këto shifra janë fabrikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




