Menaxhim

Erion Braçe: Shqipëria s’është imune nga ndërhyrjet e huaja! Të kontrollohen financimet e partive

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqetësimin e tij për ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin, deputeti Erion Braçe e ka konkretizuar në një projektligj, që e prezantoi sot para komisionit të Ligjeve.

Deputeti socialist shpjegoi se kjo strategji synon  të forcojë kapacitetet institucionale dhe ligjore për të parandaluar dhe luftuar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në proceset demokratike, stabilitetin politik dhe sigurinë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturën kritike të Shqipërisë.

Braçe tha se Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes, duke theksuar se jemi të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride.

“Strategjia kundër dezinformimit shënon qasje të re për garantimin e institucioneve demokratik, lirisë dhe besimit qytetar në institucione. Strategjie synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”, tha Braçe.

Po ashtu, Braçe u ndal edhe te financimet e partive politike gjatë fushatave, duke theksuar se burimi i financimeve nga palë të treta duhet të jetë objekt kontrolli dhe transparence. Deputeti i PS, tha se edhe në zgjedhjet e 11 majit ka pasur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë qenë të detyruara të deklarohen.

“Këtu jemi në komisionin ku duhet të bëhet ky debat. Gjatë punës në komisionin e dezinformimit ka patur propozime edhe nga ne edhe nga KQZ për të vënë nën kontroll burimin e financimit të partive gjatë fushatave, veçanërisht aty ku jemi zbuluar: tek Detyrimi palëve të treta për të deklaruar burimin e financimin të tyre, edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë votë”, vijoi Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë