Katar 2022

Erikson jep verdiktet: Ramos zbulimi, Botërorin e fiton Brazili!

Gazeta Si – Për ecurinë e deritanishme të Botërorit, por edhe për atë që pritet ta fitojë këtë turne, ka folur së fundi Sven Goran Erikson, një nga trajnerët e njohur në Europë. Suedezi zgjedh Brazilin si ekipin më të mirë të Katar 2022.

“Gonçalo Ramos është zbulimi absolut i këtij turneu. Te Benfika ka treguar vlerat e tij, por të shënosh tre gola në ndeshjen debutuese në një Botëror është tjetër histori.

Sven Goran Erikson. Gazeta Si, 9 dhjetor 2022

Maroku është kombëtarja zbulim e Botërorit, por sinqerisht nuk besoj se mund të shkojë më shumë se çerekfinalet. Për ekipin që fiton turneun do të thosha Brazili. Ka një skuadër shumë të mirë mes mbrojtjes dhe sulmit”, – është shprehur Erikson në një intervistë të fundit për ‘Il Messaggero’.

Përveç Brazilit, dy skuadra të tjera që konsiderohen favorite të forta për të triumfuar në Katar janë Argjentina dhen Franca kampione në fuqi. Por futbolli gjithmonë rezervon surpriza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë