Gazeta Si – Grupi D i Katar 2022 është hapur me një barazim pa gola mes Danimarkës dhe Tunizisë. Në ‘Education City Stadium’ të Al Rayyan ka përfunduar 0-0 kjo sfidë, ku afrikanët rezistuan ndaj tentativave të danezëve. Madje ishin tunizianët që u shfaqën të parët rrezikshëm. Pastaj, pritjet e Dahmen dhe shtylla shpëtuan Tunizinë.
Mund të quhet surpriza e dytë e ditës ky barazim, pas humbjes së Argjentinës. Drager për pak sa nuk shënoi me ndihmën e një devijimi, kurse Shmeikel bëri një pritje vdneimtare ndaj Jebali, të cilit iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje.

Danimarka e rriti lojën në pjesën e dytë. Shënoi me Skov Olsen, por edhe këtë herë goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ndërrimet e Hjulmand bënë që danezët të sulmonin më fort dhe Korenelius, pak hapa larg portës, humbi rastin më të mirë, duke goditur shtyllën.
Në fund Danimarka kërkoi penallti për një prekje të topit me dorë, por pasi pa pamjet në VAR arbitri akordoi faull në favor të Tunizisë. Kristian Eriksen, titullar me Danimarkën, nuk mundi të udhëhiqte këtë skuadër drejt fitores.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



