Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar kërkesën e kompanive të taksive për të mos rritur çmimin e energjisë për vend-karikimet e mjeteve elektrike.
ERE argumentoi në mbledhje se kërkesa e taksive nuk mbështet në ndonjë kuadër ligjor.
Dy vitë më parë, dy shoqata të kompanive në vend, ajo që përfshin taksitë e loguara dhe taksitë individuale (të verdha), i kërkuan Entit të Energjisë të pezullojë apo rishikojë vendimin që rriste çmimin e energjisë elektrike në pikat e karikimit të mjeteve.
“Mbi shqyrtimin e kërkesave të Shoqatës “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikatës Shqiptare të Taksive për pezullimin/rishikimin e vendimit të Bordit të ERE-s nr. 255, datë 15.10.2025, “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kË”, thuhet në dokumentin e ERE-s, që pritet të shqyrtohet ditën e nesërme.
Më herët gjatë muajit, Enti miratoi një kërkesë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, i cili propozonte rritjen e çmimit të energjisë në pikat e karikimit të mjeteve mbi 11 kË në 22 lekë/kËh.
FSHU argumentonte se rritja e çmimit është e nevojshme, pasi janë shtuar kostot për këtë shërbim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



