Menaxhim

ERE miraton çmimin e ri të energjisë: Kush harxhon më shumë se 800 kWh në muaj, e paguan me 42 lekë

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar propozimin e Furnizuesit të shërbimit universal për aplikimin e çmimit prej 42 lekësh (plus TVSH) për çdo kilovat përtej fashës së 800 KWh, të propozuar më herët nga Furnizuesi i Shërbimit Universal.

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, ERE u mblodh këtë të premte për të diskutuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike që hy në fuqi nga 1 tetori 2022.

Fasha 800KWh u propozua nga qeveria si masë për reduktim të konsumit energjitik në vend dhe menaxhimit të krizës.

Më herët ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se familjet e pasura që harxhojnë deri në 5000 KWh në muaj nuk mund të paguajnë njësoj me një familje të thjeshtë, prandaj u vendos fasha e konsumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë