Menaxhim

ERE: Furrat që nuk prodhojnë vetëm bukë kanë abuzuar me energjinë. Mund t’u rritet çmimi

Nga Gazeta ‘SI’ – Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me çmimin e energjisë për furrat e bukës.

Në komisionin e Ekonomisë, Ahmeti tha se furrat e bukës, që prodhojnë vetëm bukë do të vazhdojnë të pagujnë çmimin preferencial, 7.6 lekë/ kWh. Por do të jenë bizneset e tjera që prodhojnë dhe shesin produkte të tjera përveç bukës, që mund të paguajnë çmimin real të energjisë, 18.8 lekë/ kWh.

“Çmimi preferencial është vetëm për prodhimin e bukës dhe jo për zhvillimin e aktiviteteve të tjerë tregtarë. Është i pamundur instalimin i 2 matësve, sipas aktivitetit që ushtrohet, një kërkesë kjo e bërë nga Shoqata e Bukës”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se përgjatë këtyre viteve është abuzuar, duke tregtuar edhe artikujt të tjerë brenda furrave. Janë rreth 4000 furra buke që paguajnë çmimin preferencial.

Rikthimi i debatit të çmimit të energjisë për furrat e bukës, ka rikthyer dhe debatin për rritjen e vetë çmimit të bukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë