Sociale

Erë e fortë dhe dallgë në det, pezullohen mjetet lundruese në Vlorë

Gazeta Si - Moti i përkeqësuar, i karakterizuar nga era e fortë në Vlorë, ka sjellë pezullim të lundrimit për një pjesë të mjeteve detare.

Sipas kapitenerisë së portit era është në forcën deri 7bft,me shpejtësi deri 20m/s dhe lartësi dallge deri 3 m brenda gjirit të Vlorësdhe 2.50 deri 3.50 m jashtë gjirit të Vlorës.

Prandaj të gjitha mjeteve lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike iu ndalohet dalja në det.

Gjatë pasdites pritet që forca e erës të shtohet duke sjellë kështu edhe pezullim të lundrimit të tragetit në linjën me Italinë.

Kjo situatë e motit pritet të vijojë deri në mesditën e 24 shtatorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë