Kryeqyteti është blinduar me forca sigurie për ardhjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në total mbi 700 forca policie që përfshijnë Antiterrorin, Gardën, FNSH, RENEA, efektivë të rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës janë në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë vizitës së Erdogan.
Përveç policisë, janë mobilizuar dhe snajperistë të cilët janë vendosur në ndërtesat pranë xhamisë së Namazgjasë për të garantuar sigurinë e presidentit turk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.