Gazeta Si – Erblira Bici i jep lamtumirën Romës. Volejbollistja më e mirë shqiptare, kapitene e Kombëtares, ka vendosur të largohet nga kjo skuadër pas dy vitesh, ku sezoni i fundit ishte pothuajse perfekt.
Me një postim të gjatë në rrjetet sociale, Bici ka bërë të ditur vendimin e saj. Mes të tjerash volejbollistja thekson se e ka shumë të vështirë të largohet nga një skuadër, ku ishte protagoniste absolute, por tashmë ka vendosur për një zgjedhje tjetër profesionale.
Erblira nuk e bën të ditur emrin e skuadrës së re, që mbetet të zbulohet në vazhdim. Karriera e saj është e lidhur me Italinë, ku ka luajtur për disa skuadra dhe ka arritur të fitojë trofe. Ajo ka spikatur sezonin e fundit me Romën, duke qenë lojtarja më e mirë e skuadrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.