Lajme

Era zhvendoset në jug dhe juglindje, të dielën ndalohen mjetet e vogla të lundrimit dhe anijet e peshkimit

Duke filluar nga ora 6.00 e mëngjesit e ditës së nesërme (5 nëntor) si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se është ndaluar dhenia e lejes për lundrim e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, dhe anijeve të peshkimit.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë