Nga Gazeta ‘Si’-Një incident pa asnjë pasojë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku pema e dekoruar e Krishtlindjes është rrëzuar për shkak të erës së fortë që kishte përfshirë zonën.
Pamjet e pemës së rrëzuar u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, dhe shumë kritikë të presidentit Biden me ironi u shprehën se kjo ngjarje tregon ekzaktësisht presidencën e tij.
Pema 12 metra e lartë ishte vendosur në jug të Shtëpisë së Bardhë, kur u godit nga era e fortë, që arrinte deri në 80 km shpejtësi për orë.


Punëtorët Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “shpëtonin” pemën dhe ta ngrinin përsëri në këmbë për të qenë gati për ceremoninë e ndezjes së dritave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




