Hulumtimet tregojnë se kur gratë nuhasin erën e partnerit të tyre, zvogëlohen hormonet e stresit. Rrobat e përdorura të partnerit mund të kenë efekt të fuqishëm qetësues tek gratë, thotë një studim i ri i botuar në “Journal of Personality and Social Psycology”, i cili testoi 96 gra, të cilave iu kërkuan të ndanin në mënyrë të rastësishme tre aromat – aromën e partnerit të tyre, të një mashkulli të huaj, dhe një aromë neutrale.
Gratë që nuhatën aromën partnerit të tyre prireshin të përjetonin një zvogëlim të hormoneve të stresit. Ndërkohë që ata gra që nuhatën erën e një të huaj, provonin të kundërtën. Studimi sugjeroi se nuhatja e veshjeve të përdorura të një partneri kishte një efekt qetësues.

Por a funksionon kjo edhe për meshkujt?
Psikologu Peter Klein thotë jo aq shumë: “Ju shpesh keni parë që një grua vesh bluzën e partnerit, por ju kurrë nuk keni parë që një burrë të veshë bluzën e të dashurës së tij! Hulumtimet sugjerojnë se gratë kanë një sens më të zhvilluar të nuhatjes dhe burrat janë më shumë të stimuluar vizualisht, kështu që burrat do të kishin më shumë gjasa të përjetonin reduktimin e stresit duke parë veshjen e partneres së tyre “.
Ai shtoi gjithashtu se nuhatja e rrobave të partnerit ndikon pozitivisht edhe në raportin e tyre, era e partnerit i bën gratë ta duan edhe më shumë partnerin e tyre.
Era e partnerit të tyre mund të ketë ndikim të fortë në uljen e stresit tek gratë, por mos harroni edhe një telefonatë e thjeshtë me të dashurin tuaj, fëmijën, prindin, apo njeriun e afërt të familjes mund të ndikojë në uljen e stresit. Hulumtimet nga Shkolla e Mjekësisë e Stanford University zbuluan se fëmijët u lehtësuan menjëherë duke dëgjuar zërin e nënës së tyre, ndërsa një studim më i hershëm zbuloi se adoleshentët lëshonin oksitocin, hormonin e lumtur sapo dëgjonin nënën e tyre në telefon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




