Kur vjen puna tek titujt, askush nuk ka bërë më mirë se familja Buss. Kur Jerry Buss bleu Lakers në vitin 1979 për 67.5 milionë $, skuadra kishte fituar 6 tituj por vetëm 1 në Los Angeles. Në vitin e parë, Buss mori Magic Johnson në “NBA Draft” dhe “Forum” u transformua në arenën më të kërkuar duke fituar titullin e 2 në Los Angeles. Në 45 vitet e ardhshme askush nuk dominoi si “LakeShoë” që fitoi 11 tituj gjatë kësaj periudhe. Për të gjetur skuadra me sukses të njëjtë duhet të dalim nga NBA dhe ato janë si më poshtë…
Halas (Bears) – 9 tituj në 105 vite
Maras (NY Giants) – 8 tituj në 100 vite
Steinbrenners (Yankees) – 7 tituj në 52 vite
Krafts (Patriots) – 6 tituj në 31 vite
Reinsdorfs (Bulls) – 6 tituj në 40 vite
Rooneys (Steelers) – 6 tituj në 92 vite
Holts (Spurs) – 5 tituj në 32 vite
DeBartolos (49ers) – 5 tituj në 48 vite
Hunts (Chiefs) – 5 tituj në 65 vite
Pas 46 viteve dhe shitjes rekord në sportin amerikan, epokës Buss i erdhi fundi por trashëgimia është e siguruar. Askush nuk bëri më mirë, askush nuk veproi më me zgjuarsi dhe askush me stilin e tyre. Lakers tani është një skuadër që kushton 10 miliardë dollarë, për një arësye dhe kjo arësye është familja Buss. Pronarët më të famshëm në historinë e sportit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




