Gazeta Si – Kërcimi te goli që Youssef En-Nesyri i shënoi Diogo Kostës ishte historik në çdo aspekt. E para, sepse çoi Marokun në gjysmëfinale të një Botërori për herë të parë në histori. Dhe është skuadra e parë afrikane që e bën këtë gjë.
E dyta sepse për të shënuar atë gol sulmuesi maroken kërceu 2.78 metra, sipas ‘beIN SPORTS’. Lojtari i Seviljes kalon kështu goditjen me kokë të Kristiano Ronaldos në ndeshjen me Sampdorian, ku portugezi kërceu 2.56 metra.

“Jemi të gjithë të lumtur. Jam i lumtur për fitoren dhe falënderoj shokët dhe tifozët. Pasi dështuam në 2018-ën, u thashë shokëve të skuadrës se do të fitonim ndaj Spanjës dhe Portugalisë”, – tha En-Nesyri.
Një goditje e dyfishtë për Ronaldon: jashtë Botërorit mes lotësh dhe humbje e rekordit personal të kërcimit së larti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



