Emri i këngëtares Beyoncé do bëhet pjesë e historisë franceze. Sipas The Time dhe France 24, këngëtarja është një nga 40 personat që do përfshihen në fjalorin Larousse, me emrin e saj që nënvizon trashëgiminë e Luisiana Creole.
E listuar në kategorinë e emrave, shpjegimi për Beyoncé nis me fjalët: këngëtare amerikane e muzikës pop dhe R&B.
Sipas The Times, ajo është një nga personalitetet franceze dhe të huaja që u zgjodhën për përditësimin enciklopedik “Petit Larousse Illustré”, i publikuar për herë të parë në vitin 1905.
Emri i saj u vendos në listë nga një juri, e cila çdo vit shton 150 fjalë ose individë të njohur mes komunitetit frengjishtfolës.
Një nga kriteret më të rëndësishme të përzgjedhjes së këtyre emrave është që secili personalitet të përshtatet me kulturën dhe ekselencën në promovimin e kulturës franceze.
Emra të tjerë të përfshirë janë: aktorja Cate Blanchett, lojtari i NBA LeBron James dhe regjisori i “Oppenheimer”, Christopher Nolan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.