28 zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni të finalizuar pasditen e djeshme.
Personat e ndaluar janë punonjës dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Vorë, ndërsa aksioni është shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë.
Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.
Aksioni i fuqishëm është zhvilluar edhe në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues.
Prokurorët kanë firmosur 42 urdhra ndalimi në kuadër të hetimeve për dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë. Policia ka ekzekutuar deri më tani 28 urdhër arresti, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës. Një grup i përbërë prej tre prokurorësh dhe shumë oficerë të policisë gjyqësore, kanë vënë nën hetim ish drejtues të komunave në Tiranë, ndërtues, kolaudues, drejtues teknik, inxhinierë dhe arkitektë të dyshuar për shpërdorimin e detyrës.
Të arrestuarit janë:
1.Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë
2-Merita Kushi, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
3-Bukurije Halili
4-Ali Dyrmishi
5-Vjollca Hoxholli
6-Anila Harxhi, arkitekte
7-Gerti Çalliku
8-Jani Ikonomi
9-Qirjako Gjergo
10-Sherbet Shehi
11-Naim Shehi
12-Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
13-Ermir Çina
14-Stela Maze, arkitekte
15-Besnik Fuçia
17-Adhurim Qehajaj
16-Gëzim Shkalla
19-Pëllumb Fortuzi
20-Xhevahir Doda
21-Reis Muça
22-Hekri Disha
23-Agim Eski
24-Faik Fejzo
25-Zhaneta Tagani
26-Muhamed Felahi
27-Ndoc Pepkola
28-Fejzo Dyrmishi (ndërtues)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.