Gazeta Si – Spanja, një nga tri skuadrat kundërshtare të Shqipërisë në grup për Europianin e Gjermanisë, ka grumbulluar për herë të parë mbrojtësin 17-vjeçar të Barcelonës, Pau Kubarsi. Trajneri Luis de la Fuente ka shpallur listën me 26 lojtarë për testet me Kolumbinë në Londër më 22 mars dhe me Brazilin në Madrid më 26 mars.

Kubarsi është produkti i fundit i fidanishtes së Barcelonës. Mbrojtësi i qendrës u zgjodh më i miri i ndeshjes në debutimin e tij europian të martën e kaluar, kur Barcelona eliminoi Napolin në 1/8-at e Championsit.
Trajneri i Spanjës ka grumbulluar po ashtu edhe 16-vjeçarin Lamine Jamal, që ka debutuar dhe ka shënuar madje me kombëtaren iberike më parë. Emrat e rinj në këtë grumbullim janë Pedro Porro i Totenhemit, Vivian i Atletik Bilbaos dhe Sarabia i Volverhemptonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




