Dizajneri italian Giorgio Armani prezantoi një koleksion të lehtë të Emporio Armani për gra dhe burra në Javën e Modës në Milano të enjten.
Shfaqja e pasarelave pranverë/verë 2022 që shënoi dhe 40-vjetorin e markës, paraqiti një sërë veshjesh si xhaketa dhe kostume të ngjashme me pizhamat në materiale të buta. Emporio Armani shihet si një markë më rinore sesa linja kryesore e dizajnerit veteran Giorgio Armani.
Armani, 87 vjeç, filloi shfaqjen e pasarelave me nuanca të buta deve, gri, bezhë, rozë që u shndërruan në blu, jeshile dhe të kuqe më të guximshme. Veshjet e mbrëmjes përbëheshin nga fustane vezulluese dhe disa modele kishin printime dhe dekorime me lule.
Në një intervistë Armani tha se Emporio Armani, logoja e të cilit është një shqiponjë, kishte “evoluar shumë” gjatë dekadave.
“Emporio Armani sot është jashtëzakonisht i larmishëm, në përputhje me kohët, të cilat kanë ndryshuar,” tha ai.
Java e Modës në Milano, e cila është një përzierje e shfaqjeve fizike dhe prezantimeve dixhitale këtë sezon pas një edicioni virtual në shkurt për shkak të pandemisë Covid-19, zgjat deri të hënën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.