Muzike

Eminem publikon albumin e fundit të karrierës së tij. Reperi ‘vret’ personalitetin e tij të dytë

Eminem ka publikuar albumin e tij, të 12-të që pretendohet se është i fundit në karrierën e tij.

Albumi i ri i reperit të famshëm i jep fund jetës së personalitetit tjetër të tij “Slim Shady” me emrin “The Death of Slim Shady”,

Albumi përmban bashkëpunime të ndryshme, me Dem Jointz, Fredwreck, Cubeatz, Cole Bennett, Dr. Dre, Luis Resto, Skylar Grey, Big Sean etj.

Eminem vendosi të “vrasë” alter-egon e tij, me të cilin u bë i famshëm në vitin ‘99, pas publikimit të këngës “My Name Is” e më pas, “The Real Slim Shady”. Kjo alterego është sinonimi i mënyrës se si Em iu prezantua publikut me muzikën e tij, flokët biondë dhe një karakter paksa të paqendrueshëm. Në vitin 2002, sipas Time, personazhi i krijuar nga Eminem, u cilësua si një ‘projektim makthesh’ dhe një fantazi që buronte nga inati i pakontrolluar.

Bota u përgatit për albumin e ri qysh më 19 mars të këtij viti, kur Dr. Dre, i ftuar në “Jimmy Kimmel Live!”, tha se albumi i ri ka për të qenë nam. Më tej, më 26 prill, në qytetin e tij të lindjes, Detroit, Eminem paraqiti një video në stilin e “Mistereve të Pazgjidhura”, në të cilën shkroi: “Kush e vrau Slim Shady-n?”.

Më 21 maj, Eminem publikoi në Instagram një video, në të cilën shkroi: “dhe për rrengun tim të fundit…”, duke promovuar kështu këngën e parë të lançuar nga albumi, “Houdini”, referuar magjistarit të famshëm.

Këngët e albumit:

“Renaissance”

“Habits”

“Trouble”

“Brand New Dance”

“Evil”

“All You Got”

“Lucifer”

“Antichrist”

“Fuel”

“Road Rage”

“Houdini”

“Breaking News”

“Guilti Conscience 2”

“Head Honcho”

“Temporary”

“Bad One”

“Tobey”

“Guess Who’s Back”

“Somebody Save Me”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë