Nga Gazeta 'SI' - 10% e të moshuarve që jetojnë në Shqipëri banojnë vetëm.
Sipas shifrave të Censit 2023, 64.6 mijë persona mbi 60-vjeç janë të vetëm në banesat e tyre. Në total, në Shqipëri raportohen se jetojnë 667 mijë persona të grupmoshës +60-vjeç.
Pjesa më e madhe e tyre, mbi 45 mijë janë të gjinisë femërore. Fenomeni është rezultat i emigracionit, ku për qëllime ekonomike të rinjtë kanë lënë pas prindërit e tyre dhe rrjedhimisht i vdekjes së partnerëve.
Censi i 2023-shit tregoi se popullsia e Shqipërisë po pakësohet dhe po plaket. 1 në 5 persona i përkasin grupmoshës +65 vjeç krahasuar me 1 në 9 në Censin e 2011-s.
Mosha mesatare në Shqipëri është rritur me 7 vite dhe raportohet 42.5 vite. Raporti i varësisë të rinj dhe të moshuar, ka rënë në 24% në 2023-shin nga 30.4% që ishte në 2011-n.
Ajo që njihet si piramida e popullsisë nuk ka më formë të tillë. Baza e “piramidës” është ngushtuar në bazë, aty ku janë moshat e reja dhe është zgjeruar në fillim, ku janë moshat e vjetra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.