Lajme

Emigrantja shqiptare në Greqi përdhunohet nga një bullgar

Një emigrante shqiptare, e cila punonte dhe jetonte prej vitesh në Greqi, është rrëmbyer nga një tjetër emigrant bullgar dhe është përdhunuar për disa orë rresht.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur të shtunën, 19 qershor në zonën Patrolona të Athinës dhe autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Gruaja, rreth 50-vjeçe, kishte shkuar për të pastruar ndërtesën ku ndodhej apartamenti, por është tërhequr nga bullgari, i cili e ka dhunuar dhe më pas ka abuzuar ndaj saj.

Policia lokale tha se shtetasi bullgar 35 vjeç ka arritur të fusë me forcë në një banesë 50-vjeçaren në pallatin ku ajo punonte si sanitare.

Viktima më pas ka mundur t’i shpëtojë bullgarit, duke dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë. Pas ndërhyrjes së policisë ajo është çliruar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në mediat sociale, u bë një thirrje për të mbështetur gruan e përdhunuar dhe pasditen e djeshme u mbajt një tubim me qindra protestues që ishin banorë të zonës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kohë kur vrasja e britanikes Caroline 20-vjeçare nga bashkëshorti i saj ka tronditur Greqinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë