Partia Demokratike e Durrësit reagoi pas vendimit për caktimin e nënkryetarit të Bashkisë si drejtues, Varfaj, pas dorëheqjes së kryebashkiakes Sako.
“Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak njeriu më i afërt i Vangjush Dakos, Zhuljen Varfi, apo njeriu i tenderave korruptive që akoma s’janë mbyllur në prokurori, merr në dorë drejtimin e Bashkisë. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të Sakos dhe nënkryetares Kondi në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit të rrënimit të Durrësit. Sot kemi anarki totale në administrimin e qytetit se për vite të tëra nuk u është shërbyer interesave të qytetarëve, por vetëm të grupeve kriminale”, reagoi Ferdinand Xhaferaj, kryetari i PD-së së këtij qyteti.
Më tej ai thekson se “kjo është arsye që sot askush nuk është në gjendje të shërbejë dhe jemi në kushtet e çorganizimit ku kudo qytetarët, në të gjitha lagjet e qytetit, na thonë se askush nuk i ka kontaktuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.