Shendet

EMA: Vaksina Pfizer do të ruhet në -15 deri në -25 gradë celsius

Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian ka thënë se vaksina e Covid-19 nga kompania Pfizer, mund të ruhet në temperaturën më të lartë sesa rekomandohej më parë. Pfizer në temperatura standarde do duhet të ishte -80 në -60 gradë celsius ndërkohë tani do të jetë -15 deri në -25 gradë celsius. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se sapo të shkrihen vaksinat, shishkat e pahapura mund të mbahen në frigorifer për deri në një muaj, ndërkohë që më parë kufiri i vendosur ishte pesë ditë. Fleksibiliteti i shtuar pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në.

Nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura shumë të ulëta ka qenë një nga disavantazhet kryesore të vaksinës Pfizer. Kërkesat e mëparshme të ruajtjes për vaksinat Pfizer i kanë bërë ato më të vështira për t’u përdorur në disa vende të botës.

Në fillim të këtij muaji Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç, duke u bërë vendi i parë që e bëri këtë për atë grupmoshë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë