Agjencia e Medikamenteve të Europës (EMA) ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech për moshat 12-15 vjeç, vaksina e parë e lejuar për këtë grupmoshë në Bashkimin Europian.
Shtetet anëtare individualisht tani duhet të vendosin nëse do t’u ofrojnë vaksina fëmijëve apo jo.
SHBA dhe Kanada miratuan vaksinën Pfizer për adoleshentë në fillim të këtij muaji.
Njoftimi erdhi ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Evropa duhej të shpejtonte përhapjen e vaksinave.Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge paralajmëroi se pandemia nuk do të mbarojë derisa të paktën 70% e popullsisë të vaksinohen.
Cilat janë provat e EMA për vaksinimin e fëmijëve?
Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA, tha se grupmosha 12-15 vjeç do t’u duheshin dy doza me një interval prej të paktën tre javësh. Ai tha se provat treguan se vaksina Pfizer ishte “parandaluese” për Covid-19 tek fëmijët.
“Nga një perspektivë e sigurisë, vaksina tolerohej mirë dhe efektet anësore në këtë grupmoshë ishin shumë të ngjashme me ato që kemi parë tek të rriturit e rinj,” shtoi ai.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje