Shendet

EMA miraton pilulën anti-Covid të Pfizer për vendet e BE-së

Rregullatori i barnave i Bashkimit Europian, EMA, ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër Covid-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin mundësitë për të luftuar variantin Omicron.

Miratimi nga Agjencia Europiane e Barnave, lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar.

Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën. EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck. SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive, Pfizer dhe Merck.

Të dyja pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes Covid-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi.

Burimi:France24/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë