Elvis Presley do të rikthehet në skenë…me anë të Inteligjencës Artificiale.
Firma britanike Layered Reality tha se do të organizojë një koncert live me avatarin e artistit (trup i krijuar në mënyrë digjitale). Koncerti nuk do të jetë vetëm me muzikë, por do t’i çojë të pranishmit në një udhëtim në jetën e artistit.
Do të jetë një përzierje të inteligjencës artificiale dhe realitetit, i cili ndërthur imazhet e krijuara nga kompjuteri me botën reale, si dhe “teatër, projeksion dhe efekte shumëshqisore”. Elvis do të shfaqet në Londër, Las Vegas e Tokio.
Firma fitoi të drejtat për projektin dhe do të përdorë mijëra foto personale dhe video të Presley-t, sipas BBC.
Ajo vjen pak kohë pasi katër anëtarët e supergrupit suedez ABBA nisën një tur koncertesh nëpër Londër.
Producentja e ABBA Voyage Svana Gisla tha në një seancë të komitetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në nëntor 2022: “Ne kemi muzikantë të gjallë, kështu që ne mbajmë grupin tonë dhe bëjmë shtatë shfaqje gjatë pesë ditëve në javë. Vegas do ta adoptojë shpejt këtë stil argëtimi dhe do të bëjë Elvis ose Beatles.”
Ajo gjithashtu vuri në dukje përparimin e teknologjisë që ngriti pyetje mbi rikrijimin e artistëve pas vdekjes së tyre.
“Pas vdekjes ju mund t’i riktheni artistët në skenë, nga pikëpamja etike mund të keni ose jo një qëndrim për këtë,” tha ajo. “ABBA mori vendimet, zgjodhi çfarë të vishte, zgjodhi listën e tyre të seteve – ABBA e bëri këtë shfaqje./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.