Gazeta Si – Elon Musk plotëson rrugëtimin e tij, ku edhe në Gjermani, mbështet AfD-në. Ai i ka bërë ri-tweet një postimi të Naomi Seibt, një ylli në YouTube i të djathtës gjermane, e njohur edhe si anti-Greta (sepse ajo është mohuese e klimës) dhe shkruan: “Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”.
Jo se ishte e vështirë të shiheshin simpatitë e Musk-ut për atë “galaksi”, duke pasur parasysh potencialin shtrembërues dhe përçarës që e djathta ekstreme ka (ose do të kishte) në organizatën politike gjermane, por një mbështetje e tillë e qartë e “Djalit të keq: të pasur dhe anti-establishment, vjen për herë të parë.
Dy orë pas postimit, reagimet janë të shumta. Ndërkohë Alice Weidel, kandidatja për kancelare e AfD, ka shpërndarë menjëherë postimin e Musk, duke shtuar: “Po! Ke plotësisht të drejtë!”.
Më pas, ai postoi një link me intervistën e tij me Bloomberg, në të cilën ai thotë: “Ju lutemi shikoni intervistën time për presidentin Trump, për mënyrën sesi socialistja Merkel shkatërroi vendin tonë, si Bashkimi Evropian Sovjetik shkatërroi shtyllën kurrizore ekonomike të Gjermanisë dhe se si vendi ynë nuk punon më”.
Pas rënies së koalicionit në nëntor, Musk e quajti kancelarin Olaf Scholz “të çmendur” dhe sulmoi Angela Merkelin, madje duke e pyetur se kush ishte ajo.
Por AfD në Gjermani është një histori tjetër. Është e vështirë të thuhet se sa e njeh Musk, pasi ka shfaqur boshllëqe në njohuritë e tij historike, apo ndjeshmëritë humaniste, siç u shfaq kur foli për Ukrainën.
AfD mban një marrëdhënie të paqartë me të kaluarën naziste, të cilën Gjermania moderne e ka hedhur poshtë.
Demokracia gjermane dhe mrekullia ekonomike e pasluftës u ndërtuan pikërisht mbi refuzimin e totalitarizmit. Për këtë arsye, në perceptimin e shumicës së gjermanëve, AfD është një parti e rrezikshme.
Për më tepër, AfD e Weidel tregon simpati për Putinin dhe një magjepsje jo shumë të maskuar me autoritarizmin.
Musk e ka bërë të qartë se nuk do të qëndrojë në vend dhe të shikojë. Gjermania është një simbol i asaj bote “liberale” dhe i konsultimit publik që ai e konsideron të vjetëruar.
Pas dy muajsh janë zgjedhjet. “Makina” është gati dhe shfaqja sapo ka filluar.
Duke shtuar këtu edhe ushtritë e trolleve të Putinit, të cilët mund të adoptojnë teknika të testuara tashmë në Rumani kundër Berlinit.
Për Gjermaninë do të jetë një fushatë elektorale ndryshe nga ato të së shkuarës, e zhvilluar edhe nga aktorë që nuk kanë as shtetësi në Gjermani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




