CEO i Tesla, Elon Musk zbuloi të enjten vizionin e tij për një “një të ardhme argëtuese, emocionuese”, dhe një “epokë të bollëkut” plot me makina vetëdrejtuese të kompanisë së tij, parkingje të kthyera në parqe dhe robotë që do të ecin mes njerëzve.
Këto plane dhe zbulimi i modeleve për robot-taksinë erdhën në një event në Kaliforni dedikuar adhuruesve të automjeteve të tij elektrike. Në këtë event u paraqit modeli i robotit taksi si dhe një Robovan, një automjet pa shofer i projektuar për të transportuar një grup më të madh njerëzish ose sendesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.