Menaxhim

Elidjana Çelaj emërohet përkohësisht si drejtuese e Tatimeve pas dorëheqjes së Ceno Klosit

Nga Gazeta 'SI' - Elidjana Çelaj është emëruar përkohësisht drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm Ceno Klosi.

Në urdhrin e Ministrit të Financave që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare thuhet se “Elidjana Çelaj, me pozicion të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është ngarkuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë”.

Emërimi vjen për shkak të vakancës së krijuar të pozicionit të punës të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.

Ceno Klosi dha dorëheqjen pas rreth 3 vitesh në këtë detyrë dhe mori postin e zv.ministrit pranë ministrisë së Energjetikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë