Jete & Stil

Eleganca e Meryl Streep

Duket se për Meryl Streep vitet janë thjeshtë numra. Aktorja e njohur e hollywoodit, vazhdon të mahnisë në çdo dalje.

Sukseset e saj në karrierën profesionale janë të panumërta, por ndonëse Streep renditet mes aktoreve më të suksesshme në kinematografinë hollivudiane, 69 vjeçarja  rrëmben vëmendjen e të gjithëve edhe për një tjetër arsye.  Stil, elegancë, dhe finese.

Këto janë shumë pak për  të përshkruar paraqitjen e  yllit e filmave në premierën  e filmit Mamma Mia 2 në Londër. Fituesja e çmimit Oscar që luan rolin e Donës në të dy filmat, u shfaq e vetme në  premierë ndërsa pozonte e qeshur për kamerat dhe përshëndeste fansat e saj. Aktorja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve e veshur me nje fustan blu me bel të lartë që i nxirrte në pah figurën e saj.

Streep kishte zgjedhur një palë vëthë  të mëdhenj rrumbullak dhe një çantë të shndritshme ngjyrë portokalli, ndërsa për të kompletuar pamjen e saj, kishte vendosur një palë syze të zeza për tu mbrojtuar nga dielli ndërsa flokët e saj të mrekullueshëm bjond ishin hedhur prapa kurrizit.

Një stil për tu ndjekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë