Lajme

Elbasan, arrestohet 34-vjeçari për një sërë vjedhjesh. Një tjetër në kërkim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të dyshuar për një sërë vjedhejsh në këtë qytet, si dhe ka shpallur në kërkim një të dytë.

Është arrestuar shtetasi Frederik Maranaku, 34 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E.V., 29 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Të dy kanë një veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, si biçikleta, motorë, dyqane, etj.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes, të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë