Lajme

Elbasan, arrestohet 26-vjeçari që shpërndante kokainë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi shpërndante drogëra të forta në qytetin e Elbasanit.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi R. A, i cili është kapur në lagjen ‘Viserian Xhuvani’.
Policia ra në gjurmët e këtij shpërndarësi falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë sinjalizuar policinë se shtetasi në fjalë shpërndante drogë të fortë, të llojit kokainë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza kokaine që i kishte gati për t’i shpërndarë.
Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë