Nga Gazeta Si - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin “Elbasan-Librazhd”, ku një 55-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka shkaktuar një aksident të dyfishtë ku për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar.
Mësohet se automjeti që drejtonte 55-vjeçari me iniciale N. B., banues në Elbasan, është përplasur me makinën, me drejtues 32-vjeçarin me iniciale E. L. dhe me motomjetin ku udhëtonte viktima.
Pas aksidentit, 55-vjeçari është larguar nga vendi aksidentit dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërsa 24-vjeçari me iniciale H. S., nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.